• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

PDK kundër shtrenjtimit të rrymës: Kjo e godet rëndë xhepin e qytetarëve

nga Bota Press
18 Janar, 2022
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci, në një konferencë për media të kësaj partie ka shprehur kundërshtimin e subjektit më të madh opozitar në vend për propozimin e shtrenjtimit të rrymës të propozuar nga ZRRE-ja

Stavileci para gazetarëve tha se shtrenjëtimi do ta godas xhepin e qytetarëve.

“Propozimi për rritjen e tarifave të energjisë pas një periudhe të rëndë ekonomike si rezultat i pandemisë, e cila po vazhdon të jetë e tillë, madje edhe më e rënduar, është njëra nga goditjet më të ashpra që po i bëhet qytetarëve të vendit tonë sot, të cilët, fatkeqësisht dhe padrejtësisht, do të përballen me pasojat e shtrenjtimit më të madh të rrymës në historinë e Kosovës.Kjo rritje do të rëndojë edhe më shumë mirëqenien sociale të qytetarëve dhe pabarazinë sociale, veçanërisht në kohën kur edhe ashtu të gjitha çmimet e produkteve primare të konsumit janë rritur dhe kjo rritje do të vazhdojë me efekte zingjirore edhe më të mëdha”, ka thënë Stavileci.

Fjalimi i plotë i Blerand Stavilecit:

“Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin më të thellë për gjendjen e krijuar në vendin tonë, sidomos pas propozimeve për shtrenjtimin e energjisë elektrike, të cilat do t’i godasin rëndë qytetarët e vendit tonë në cilësinë e konsumatorëve të rregullt, amvisëritë dhe bizneset.

Paralajmërimet tona të shumta ndaj Qeverisë për të ndërmarrë hapa adekuatë për zgjidhjen e problemeve me kohë, në mënyrë që edhe të ketë furnizim të sigurt me energji e edhe të mos ketë ngritje të çmimeve, sot janë bërë realitet dhe masat e propozuara nuk përkojnë aspak me gjendjen ekonomike të familjeve kosovare.

Propozimi për rritjen e tarifave të energjisë pas një periudhe të rëndë ekonomike si rezultat i pandemisë, e cila po vazhdon të jetë e tillë, madje edhe më e rënduar, është njëra nga goditjet më të ashpra që po i bëhet qytetarëve të vendit tonë sot, të cilët, fatkeqësisht dhe padrejtësisht, do të përballen me pasojat e shtrenjtimit më të madh të rrymës në historinë e Kosovës.

Kjo rritje do të rëndojë edhe më shumë mirëqenien sociale të qytetarëve dhe pabarazinë sociale, veçanërisht në kohën kur edhe ashtu të gjitha çmimet e produkteve primare të konsumit janë rritur dhe kjo rritje do të vazhdojë me efekte zingjirore edhe më të mëdha.

Përmes kthimit te blloktarifa po tentohet të zhvendoset piku i konsumit dhe të stimulohet kursimi, por në të njëjtën kohë kjo rritje po përcillet me një diskriminim të drejtpërdrejtë për konsumatorët të cilët energjinë elektrike e kanë si burim të vetëm të ngrohjes, e në anën tjetër nuk po shohim asnjë masë të mbështetjes së mirëfilltë nga Qeveria qoftë në ofrimin e burimeve alternative qoftë në efiçencën e energjisë.

Thënë ndryshe në qoftë se të hyrat maksimale të lejuara nga 314 milionë Euro kanë shkuar në 446 milionë Euro, kosto shtesë e sistemit është 132 milionë Euro. Nën supozimin se Qeveria subvencionon me 75 milionë euro atëherë kosto shtesë për konsumatorët e goditur është 57 milionë Euro apo mesatarisht 285 Euro mbi vlerën aktuale të faturës vjetore.

Rritja reale totale është 42%, por për shkak të blloktarifave, rritja te konsumatorët 800 dhe 1000 kË/h është 57% dhe 87%.

Pra, përsërisim se është tërësisht e padrejtë dhe thellësisht diskriminuese që 30% e konsumatorëve të bartin koston e rritjes të krejt sistemit apo të 70% të konsumatorëve të tjerë. E në fakt kemi të bëjmë me më shumë se 50% nëse llogariten amvisëritë reale ku jetohet dhe punohet çdo ditë e të cilat shpenzojnë më shumë se 600 kË/h në muaj.

Për më keq, kjo rritje mund të adresojë nevojat për koston e sistemit në periudhën para nesh, por nuk ka asnjë përgjigje se si do të trajtohen borxhet aktuale mes palëve të sektorit të cilat kalojnë shifrën e 100 milionë eurove. Për më shumë, sot rrjeti ynë i transmisionit KOSTT, si shtylla kryesore e sigurisë së furnizimit, është para kolapsit financiar.

Absurdi më i madh në gjithë këtë konfuzion dhe pasiguri të krijuar nga ana e Qeverisë, është se kjo rritje nuk po ndodhë si rezultat i investimeve të reja në funksion të sigurisë së furnizimit, por si rezultat i zhvendosjes së sigurisë sonë të furnizimit në tregun rajonal të importit.

Pra, pas pak më shumë se një dekade shtet, Qeveria po na kthen me vetëdije të plotë tek subvencionimi i tarifave dhe te reduktimet. Qeveria po instalon pabarazi dhe diskriminim.

Sipas planeve të paralajmëruara Qeveria ka premtuar subvencionim të sektorit për periudhën e ardhshme me rreth 75 milionë euro, por nga ana e saj nuk kemi asnjë informacion se cili do të jetë burimi i këtyre mjeteve, pasi që nuk kemi pozicion të tillë të paraparë me buxhetin e vitit 2022, edhe pse periudha në të cilën është draftuar dhe miratuar buxheti ka qenë periudhë e krizës së filluar dhe të paralajmëruar energjetike nga të gjitha qarqet.

Po ashtu nuk kemi asnjë transparencë se si dhe cili do të jetë mekanizmi shpërndarës i këtij subvencionimi dhe mekanizmi monitorues i implementimit.

Njëkohësisht nuk po shohim asnjë masë se si të ndihmohen konsumatorët e parregulluar (Trepça, Sharrcemi dhe Ferronikeli), të cilat janë në gjendje të rëndë e ku me mijëra familje punëtorësh rrezikohen për të ardhmen e tyre.

Dhe, më e rënda nga të gjitha, në 1 vjet qeverisje, nuk kemi fillimin e asnjë projekti kapital që do të adresonte nevojën për kapacitetet e reja gjeneruese në periudhën afatmesme edhe përkundër gatishmërisë së agjencive donatore dhe institucioneve financiare ndërkombëtare për të mbështetur Kosovën në këtë aspekt, e lëre më të flasim për vizion afatgjatë të sektorit.

Një qasje e tillë e paviziontë, e papërgjegjshme karshi sfidave kaq të mëdha të sektorit, e padrejtë dhe diskriminuese karshi qytetarëve, familjeve dhe bizneseve, e paaftë për gjetjen e zgjidhjeve, po e vështirëson edhe më shumë gjendjen ekonomike, sociale dhe shëndetsore në vendin tonë.

Prandaj përsëri i bëjmë thirrje Qeverisë që të tregohet e përgjegjshme, të dëshmojë aftësi dhe kompetencë, e jo padrejtësi dhe diskriminim, që qytetarëve t’u sigurojë energji të mjaftueshme pa ngritje të çmimeve.

Tags: blerand stavileciPDK

Të ngjashme

Kosovë

Kurti bisedon me Peach: Qëllimi i vetëm i Qeverisë është të ofrojë qasje në zyrat e kryetarëve të zgjedhur

nga Bota Press
27 Maj, 2023
Lajme

Kiara Tito rikthehet në Top Channel si moderatore, ja emisioni që do të drejtojë

nga Bota Press
27 Maj, 2023
Botë

Vuçiq dha dorëheqje, ky është kryetari i ri që erdhi në vend të tij

nga Bota Press
27 Maj, 2023
Kosovë

Grenell “godet” Kurtin: Rrënuat lidhjen e fortë ShBA-Kosovë

nga Bota Press
27 Maj, 2023


Lajmet e fundit

  • Kurti bisedon me Peach: Qëllimi i vetëm i Qeverisë është të ofrojë qasje në zyrat e kryetarëve të zgjedhur
  • Kurti befason me deklaratën e tij pas takimit me Sarrazin
  • Kiara Tito rikthehet në Top Channel si moderatore, ja emisioni që do të drejtojë
  • Vuçiq dha dorëheqje, ky është kryetari i ri që erdhi në vend të tij
  • Grenell “godet” Kurtin: Rrënuat lidhjen e fortë ShBA-Kosovë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.