[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

PDK e vendosur: Ne duhet të udhëheqim me presidencën



Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Sejdi Hoxha foli thotë se është e udhëz që PDK të udhëheqë presidencën.Ai thotë se PDK ka ruajtur konsistencën politike.

“PDK-ja i mirëpret të gjitha kandidaturat e mundshme për president. Ne kemi një rrethanë që PDK-ja në zgjedhjet e fundit ka dal me 24 deputet dhe LDK-ja e VV-ja e ndërtuan Qeverinë. Ata brenda 3 muajve i kanë dhënë bashkëpunimit të tyre dhe tani kemi një Qeveri të udhëhequr nga LDK-ja, AAK-ja e Nisma. Pikërisht që ne e ruajtëm konsistencën tonë politike. Ishim në opozitë dhe po vazhdojmë të jemi në opozitë”, ka thënë Hoxha në Frontal.

Deputeti i PDK-së theksoi se presidenca duhet t`i takojë pikërisht kësaj partie.“Parimisht është shumë e përgjegjshme dhe e udhës që PDK-ja ta udhëheq presidencën dhe ta ketë presidentit”, ka thënë ai.