Më 8 shkurt, opozita në Shqipëri do të zhvillojë protestën kombëtare të radhës. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i PD-së, Sali Berisha në një konferencë për mediet.
“Çdo ditë që kalon me këtë kryekriminel është ndëshkim për çdo qytetar shqiptar, PD e cila prej kohësh ka shpallur mos-bindje civile si rrugën e vetme të qëndrimit ndaj kësaj qeverie, më 8 shkurt fton në protestën më të madhe kombëtare që ka njohur Shqipëria për të treguar mospajtimin e plotë me këtë grusht kriminelësh që nuk njohin as normë e moral. Ftoj shqiptarët të shtunën me 8 shkurt, e gjitha Shqipëria zbret në Tiranë, e gjithë Tirana në rrugë kundër regjimit që i ka bërë Shqipërisë dëmet më të mëdha në histori”, ka thënë ai.