• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

“Pazaret e natës”: Duda Balje përkrah hapur VV’në në Prizren…

nga Bota Press
23 Gusht, 2021
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Kryetarja e Unionit Socialdemokrat nga komuniteti boshnjak në Kosovë, Duda Balje i’u është bashkangjitur dhe ka dalë hapur në përkrahje të Lëvizjes Vetëvendosje në qytetin e Prizrenit. Kjo vjen pak ditë pasi nga partia e saj u emëruan një zëvendësministër dhe një këshilltar në dy ministri të ndryshme në qeverinë Kurti 2.

Bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje, Balje e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook’un e saj ku ka shkruar se po planifikojnë “diçka të mirë për qytetin”.

“Këta djem dhe unë po planifikojmë të bëjmë diçka të mirë për qytetin tonë! Prizren.”, ka shkruar Balje në postimin e saj ku i’a ka bashkangjitur disa fotografi së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarin aktual të Komunës, njëherit kandidat edhe për një mandat të dytë, Mytaher Haskuka.

 

Por, rreth 2 javë më parë, dy anëtarë të partisë së Duda Baljes kanë marrë poste në qeverinë Kurti 2. Fillimisht ishte ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari që u bë me një këshilltar të ri, edhe në detyrë, edhe në moshë.

Emil Radoncic i cili vjen nga partia e deputetes Duda Balje është vetëm 21 vjeçar, i papëvojë dhe pa fakultet – por ai do ta këshillojë një ministre të qeverisë së Kosovës.

Lidhur me këtë raportim, reagoi Balje e cila gjithashtu tregoi se i njëjti është student në të dy fakultetet, duke pranuar kështu se ai nuk posedon diplomë universitare.

Sipas Balje, Radoncic ka garuar me listën e zv.kryeministres në zgjedhjet e 17 tetorit.

“E para emërimi nuk ka ardhur nga ministrja Rozeta Hajdari por është dërguar nga SDU si propozim. Asnje kritike dhe asnje gje nuk do te me ndale te ndalem per ti mbeshtetur dhe promovuar te rinjët tanë.”, ka shkruar Balje.

Një ditë më herët se Radoncic të emërohej këshilltar i ministres Hajdari, Balje e bëri me pozitë shtetërore edhe një anëtar tjetër të partisë së saj. Bëhet fjalë për Enes Sulejmanovic i cili u emërua zëvendësministër i Financave te ministri Hekuran Murati.

Nuk dihet nëse emërimi i këtyre dy anëtarëve të partisë së saj nëpër ministritë e udhëhequra nga Lëvizja Vetëvendosje ka të bëjë me bashkëpunimin e Baljes me këtë subjekt politik në Prizren, por këto ngjarje po rrjedhin njëra pas tjetrës në një hark shumë të ngushtë kohorë. /Botapress/

Tags: Duda Balje

Të ngjashme

Lajme

61 studentë ndërkombëtarë vizitojnë Kullën dhe varret e familjes Jashari

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Kosovë

Bllokohet rruga Mitrovicë-Zveçan për shkak të rrëshqitjes së dheut

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Botë

​Zjarr i madh në Spanjë, tetë fshatra dhe 1500 njerëz të evakuuar

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Lajme

Ish-zëvendësministri ‘godet’ Kurtin: Tetova po hapet fabrikë për vetura elektrike kurse Kosova pret hapjen e një supermarketi

nga Bota Press
14 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • 61 studentë ndërkombëtarë vizitojnë Kullën dhe varret e familjes Jashari
  • Bllokohet rruga Mitrovicë-Zveçan për shkak të rrëshqitjes së dheut
  • ​Zjarr i madh në Spanjë, tetë fshatra dhe 1500 njerëz të evakuuar
  • Publikohet fotografia e burrit që u godit për vdekje nga rrufeja në Skënderaj
  • Ish-zëvendësministri ‘godet’ Kurtin: Tetova po hapet fabrikë për vetura elektrike kurse Kosova pret hapjen e një supermarketi

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.