[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pasuria e Pezës, ish-bashkëshortja: Ju tregoj gjithçka por më mbroni jetën e djalit se kam frikë



Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet ndaj deputetit të Partisë Socialiste, Alfred Peza, i vënë nën akuzë për tre vepra penale.

Në bazë të hetimeve të nisura nga organi i Akuzës, deputeti Peza akuzohet për evazion fiskal, deklarim i rremë i pasurisë dhe falsifikim dokumentesh.

Hetimet e nisura, kanë bërë që të thirret në Prokurori për t’u marrë në pyetje ish-bashkëshortja e tij Adelina Toli, për të shpjeguar se si është krijuar pasuria prej 1 milionë dollarësh.

Përpara hetuesve, ish-bashkëshortja ka shprehur gadishmërinë për të bashkëpunuar me Prokurorinë. Por ajo ka kërkuar njëkohësisht nga organi i akuzës që të sigurohet jeta e djalit, pasi është shprehur se ka frikë për sigurinë e tij.

“Jam e gatshme të bashkëpunoj me drejtësinë, frika ime e vetme siguria e djalit që kam me ish-bashkëshortin Alfred Peza” mësohet se është shprehur ajo para prokurorëve që po hetojnë dosjen.

Dyshimet e Prokurorisë lidhen me faktin se si është krijuar kjo pasuri nga ana e deputetit. Kjo pasi në deklarimin e pasurisë së bërë prej tij, Peza gjatë kohës që ishte

drejtor në televizionin Ora Neës, vërtetohej se paguhej 80 mijë lek të reja. Për këtë arsye Prokuroria dyshon për evasion fiskal si dhe deklarim të rremë të pasurisë.