Pasojat e reshjeve të mëdha të shiut dhe rrëshqitjes së dheut…

Një ndërtesë tetë-katëshe është shembur në Goda Chowki në Himachal Pradesh të Indisë. Për fat të mirë nuk ka të lënduar apo të vdekur, pasi banorët ishin evakuuar me kohë, transmeton Botapress.

Autoritetet lokale e kishin cilësuar si të pasigurtë për banim, si pasojë e rrëshqitjes së dheut dhe për këtë kishte evakuar banorët.

Pas reshjeve të pandërprera për afro dy javë, ka bërë që në këtë zonë të ketë rrëshqitje dheu, e banorët janë dërguar në zona më të sigurta.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin momentin rrëqethës, kur ndërtesa tetë-katëshe shembet për pak sekonda dhe zhduket nga faqja e dheut sikur të mos kishte ekzistuar kurrë më parë. /Botapress.info/

 

ngjashme