[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pasi prishi raportet me Afronën, ky është vendimi i Blero Muharremit



Këngëtari Blero Muharremi i është rikthyer sërish vëmendjes së opinionit dhe shtypit me një varg zhvillimesh në jetën private.

Relacioni me Afrona Dikën është vënë në spikamë shkaku i ‘zakonit’ tashmë të rëndomtë – fshirjes së fotografive e ndalimit të ndjekjes së njëri – tjetrit në rrjete sociale.

Ndryshe nga vera, kësaj rradhe dyshja janë treguar të rezervuar por duke lënë sërish hapësirë për interpretim në secilin hap të bërë.

Blero do ta kalojë muajin e shkurtër, shkurtin në shumë destinacione.

Përmes rrjeteve sociale ai ka bërë të ditur se do jetë në Frankfurt të GJeranisë, Geogria, Miami të SHBA-ve, Tiranë, Londër e Sidney të Australisë brenda këtyre 28 ditëve shkruan Prive.

Nuk dihet nësë secili impenjim lidhet me koncerte. Ndryshe, Blero njihet si person që në momente të ndryshme ia ‘mbath’ drejt destinacioneve të ndryshme me një qëllim të vetëm – largimin nga rutina për pak ditë relaks.