Pasi kuptoi se burri po e tradhtonte, gruaja i hakmerret në mënyrë të pazakontë

Shumë njerëz mashtrohen në një marrëdhënie, dhe ndonjëherë, e vetmja mundësi që mbetet është të ecësh përpara.

Megjithatë, kjo nuk vlen për Jenny-n. Kur Jenny nga Australia zbuloi se partneri i saj, Steve po e tradhtonte, vendosi të hakmerret në një mënyrë të pazakontë.

Duke përdorur kartën bankare të tij, ajo bleu hapësirën publicitare të gazetës lokale që i kushtoi diku tek 1,500 ose 2000$. Ajo shkroi: “I dashur Steve. Shpresoj të jesh i lumtur me të! Tashmë i gjithë vendi do ta dijë ç’tradhtar i ndyrë je. Nga Jenny. PS: E bleva këtë reklamë duke përdorur kartën tënde të kreditit.”

Pasi iu tregoi të gjithëve për tradhtinë e partnerit të saj, një pub i kërkoi falje Jenny-t në emër të të gjithë meshkujve me emrin Steve.

 

ngjashme