• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

“Pash Zotin mos më vrit se kam fëmijë”, zbulohet dëshmia rrëqethëse e vrasjes së Endrit Mustafës

nga Bota Press
23 Maj, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Është zbardhur dëshmia e 15-vjeçarit që është arrestuar nga Policia e Shkodrës si i përfshirë në vrasjen e Endri Mustafës, trupi i të cilit u gjet i pajetë të hënën në zonën e Livadheve.

Sipas të miturit, vrasësi i Mustafës është Ibrahim Lici, i cili është shpallur në kërkim nga policia, ndërkohë që viktima i është lutur që të mos e vriste, raporton Faxweb, transmeton Gazeta Sinjali.

15-vjeçari ka thënë para hetuesve policorë se me viktimën kishin folur për disa rrënjë kanabisi që ai i kishte mbjellë në zonën e Livadheve dhe kishte kërkuar që t’ia tregonte.

Kur i mituri dhe tani viktima kishin shkuar në vendin ku ishte mbjellë kanabisi, aty ishin takuar me Ibrahim Licin, i cili kishte qenë i armatosur.

Bazuar në dëshminë e 15-vjeçarit, i dyshuari ia kishte drejtuar armën Endri Mustafës dhe në atë moment ky i fundit iu kishte përgjëruar që të mos e vriste.

Por, i mituri thotë se Lici ka shtënë në të, duke i thënë “Qofsh i xhenetit”.Sipas dëshmisë që 15-vjeçari ka dhënë përpara policisë, Lici pas vrasjes është larguar me motor.

“Endrit i tregova që kisha mbjellë hashash në zonën e Livadheve, kur i shkova te shtëpia që ti çoja një qengj që po e blinte. Rreth orës 22:00 u nisëm drejt Livadheve ku na doli përpara Ibrahim Lici, i cili kishte armë. Ai e qëlloi Endrin dhe pasi u rrëzua në tokë, Endri iu lut që të mos e vriste pasi kishte fëmijë. ‘Pash Zotin mos më vrit se kam fëmijë’, i tha Endri, ndërkohë që Lici i tha ‘Qofsh i Xhenetit’ dhe e qëlloi në fytyrë. Më pas u largua nga aty me një motor”, është dëshmia tronditëse e të miturit.

Ndërkohë, familja e viktimës e mohojnë se Ibrahim Lici ka lidhje me ngjarjen, version që e ka pohuar para mediave edhe bashkëshortja e të ndjerit, një ditë pas varrimit të tij.

Në një dalje për mediat, që dukej sa e guximshme aq edhe e çuditshme, ajo tha se për vrasjen e burrit të saj nuk janë fajtor as Licët dhe as Bajrët, duke folur edhe përpara organeve të drejtësisë.

Lici ka qenë dhe më herët i shpallur në kërkim për vrasjen e dyfishtë që ndodhi në Shkodër të vëllezërve Bilali, ndërkohë që është i njohur rivaliteti i tij me fisin e Bajrëve./Gazeta Botapress/

Tags: Endrit-Mustafa

Të ngjashme

Kosovë

Ky është burri 63-vjeçar që dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur në Pejë

nga Bota Press
30 Nëntor, 2023
Kosovë

Hovenier thotë se NATO dhe ushtarët amerikanë në Kosovë janë të aftë të përballen me çdo kërcënim

nga Bota Press
30 Nëntor, 2023
Ekskluzive

Jep dorëheqje hetuesi i Krimeve të Rënda, kishte punuar në rastet më të rënda të pasluftës

nga Bota Press
30 Nëntor, 2023
Diaspora

Gjermania po e bën më të lehtë për punëtorët e kualifikuar të marrin një kartë blu të BE-së

nga Bota Press
30 Nëntor, 2023


Lajmet e fundit

  • Ky është burri 63-vjeçar që dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur në Pejë
  • Hovenier thotë se NATO dhe ushtarët amerikanë në Kosovë janë të aftë të përballen me çdo kërcënim
  • Berisha: Grabitësit e Suharekës kanë pasuri rreth 2 milionë euro, janë fetarë radikalë
  • Jep dorëheqje hetuesi i Krimeve të Rënda, kishte punuar në rastet më të rënda të pasluftës
  • Gjermania po e bën më të lehtë për punëtorët e kualifikuar të marrin një kartë blu të BE-së

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.