Komisioni komunal i aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Komunale Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, ka anuluar konkursin publik për zgjedhjen e 4 anëtarëve të Bordit të përhershëm të kësaj ndërmarjeje.
Konkursi ishte shpallur më 14 nëntor të vitit 2022 derisa kishin aplikuar 43 kandidatë për 4 pozita të antarëve të bordit.
Sipas burimeve të Sinjalit mbi 10 dosje të aplikantëve janë vjedhur nga zyra e Arkivës të Stacionit të Autobusëve, e rasti po hetohet nga Policia e Kosovës.
Si shkak i vjedhjes së dosjeve të aplikantëve Komisioni ka anuluar konkursin.
Derisa sot Komisioni komunal i aksionarëve të NPK Stacioni i Autobusëve në Prishtinë në mbledhjen e saj në bazë të kompetencave me shumicë votash ka anuluar konkursin.
Komisioni ka rishpallur konkursin për 4 antarëve të përhershëm në afat prej 15 ditësh.
Vendimi i anulimit të konkursit thuhet se është marr për shkak të ngjarjeve të ndodhura pas procesit të shqyrtimit të dokumenatacioneve, të aplikantëve.
Në vendim thuhet se këto ngjarje janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës.
Më tej thuhet se ky vendim mbështetet në opinionin e Zyrës Ligjore të Komunës së Prishtinës, e cila ka ka udhëzuar Komisionin komunal të aksiconarëve për rishpallje të konkursit.
Derisa Gazeta ka kërkuar përgjigje nga Policia e Kosovës lidhur me hetimet, por deri tash nuk kanë kthyer përgjigje./Botapress.info/