• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Pas sulmit të policëve në veri, nga Presidenca thonë se u kërcënuan edhe deputetët e Kosovës

nga Bota Press
15 Prill, 2022
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Në të njëjtën ditë që u sulmua Policia e Kosovës në Zubin Potok, struktura të organizuara kriminale, kanë kërcënuar deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Kështu të paktën ka deklaruar këshilltari për media në Presidencën e Kosovës, Bekim Kupina, me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Facebook’.

Vdekja e ish-veteranit të UÇK-së në vendin e punës, familja nuk i di rrethanat

“Të njëjtën ditë kur sulmohet Policia e Kosovës në veri, struktura të organizuara kriminale, të cilat ndodhen në Listën e Zezë të SHBA-ve, nëpërmjet satelitëve të tyre përpiqen të shantazhojnë, frikësojnë dhe kërcënojnë deputetë të Kuvendit të Kosovës, duke nxitur destabilizim nëpërmjet dezinformimit”, shkroi ai në postimin e tij.

“Këta eksponentë të strukturave kriminale po përpiqen të shkaktojnë presion edhe ndaj liderëve institucionalë me qëllim të destabilizimit të vendit dhe krijimit të paqëndrueshmërisë politike. Dezinformimi dhe destabilizimi janë dy objektiva të Serbisë të mbështetur nga Rusia ndaj shtetit të Kosovës”, potencoi më tej Kupina.

Sipas tij, Kosova duhet të krijojë një pakt nga të gjithë kundrejt përpjekjeve të këtilla.

Përgjatë ditës së premte u bë e ditur se Policia e Kosovës në pikat kufitare me Serbinë janë sulmuar për tri ditët e fundit.

Fillimisht janë vendosur iriqë metalikë në rrugën nga kanë kaluar, për të ua dëmtuar gomat e automjeteve. Në sulmin e dytë, zyrtarët policorë janë gjuajtur me gurë. Në sulmin e tretë kanë dëgjuar katër-pesë breshëri, diku rreth 30 fishekë, ndërsa në të katërtin janë përdorur granata dore dhe armë zjarri AK-47.

Tags: PresidencasulmVeriu

Të ngjashme

Lajme

Mos hiqni dorë nga birra, parandalon këto sëmundje

nga Bota Press
28 Qershor, 2022
Ekskluzive

Çka janë “shamanët” ukrainas? Sulmojnë rusët dhe në territorin e tyre

nga Bota Press
28 Qershor, 2022
Lajme

Myftiu Tërnava viziton familjen e ish-presidentit Thaçi: Ende pa dalë në gjyq, rrjedha po i largon akuzat ndaj tyre

nga Bota Press
28 Qershor, 2022
Botë

Raketa e dërguar nga ShBA vret një kolonel dhe 40 ushtarë rusë në Ukrainë

nga Bota Press
28 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • “Diçka po zihet”: Kurti e Sveçla takojnë ambasadorët e QUINT-it dhe Lajçakun
  • Mos hiqni dorë nga birra, parandalon këto sëmundje
  • Çka janë “shamanët” ukrainas? Sulmojnë rusët dhe në territorin e tyre
  • Kërcënim rrëqethës nga agjencia ruse: Janë shpallur koordinatat e kryeqyteteve të anëtarëve të NATO-s
  • Myftiu Tërnava viziton familjen e ish-presidentit Thaçi: Ende pa dalë në gjyq, rrjedha po i largon akuzat ndaj tyre

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.