Alvisa dhe Hyseni kanë qenë kryefjala e medive rozë ditëve të fundit.
Ata bën deklarata befasuese për njëri-tjetrin, teksa Alvisa u shpreh se ishte gjithmonë e kërcënuar nga ai.
Pas kësaj, autorja e “Për’puthen” Olsa ka reaguar përmes rrjeteve sociale
“Nga e gjithë kjo situatë jam shumë e lumtur që arritëm të demaskojmë shantazhuesin. Duke i dhënë zemër të gjithëve ta bëjnë publike dhe jo ta fshehin publikimi i këtyre situatave është senzibilizimi më i mirë” – është shprehur autorja e programit.
Olsa shprehet e lumtur se Alvisa nuk është dorëzuar dhe mund të ketë edhe rikthim të saj në këtë program.
“Jam e lumtur që ti nuk u dorëzove duke u larguar nga programi (ëndrra jote). Dhe mbi të gjitha sot si një vajzë e lirë nga shantazhet (se nuk pinë më ujë) ke të drejtë të pëlqesh dhe të duash këdo ti pa të të shantazhuar dhe përndjekur njeri” – tha Olsa.