Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar se ka pasur përplasje me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Tiranë.
Kurti tha se pikërisht për çështjen e njohjes, pati polemika me kryeministren serbe.“Nuk dëshironte të pranonte që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Unë theksova që Serbia do të duhej të shkëputej duke u distancuar nga regjimi i Millosheviqit dhe trashëgimia e tij. Njohja e pavarësisë së Kosovës është e vlefshme edhe për vetë Serbinë, që në këtë mënyrë mban veten peng. Kosova e ka shpallur prej 13 vitesh pavarësinë nga Serbia, është koha e fundit që Serbia të shpallë pavarësinë nga Kosova”, tha Kurti.
Ai ritheksoi edhe një herë nevojën për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë./Botapress/