Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica, në një postim në Facebook ka treguar se kur pritet të hyjë në fuqi projektligji për pagat, që u miratua gjatë mbledhjes së sotme në Qeveri,
Punime në rrjet nga KEDS, në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
Ai tha se ky projektligj pasi të kalojë në Kuvend, pritet të hyjë në fuqi 1 muaj pas publikimit në gazetën zyrtare.
“Projektligji për Pagat që sot ka kaluar në Qeveri dhe pas kalimit në Kuvend, do të hyjë në fuqi 1 muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Pra, nga 8 muaj sa ishte më herët në 1 muaj hyrja në fuqi e ligjit të pagave, një përshpejtim i shumë pritur”, ka shkruar ai.
Në mbledhjen e Qeverisë, sot u miratua projektligji për pagat. Përmes shfuqizimit të vendimit të Qeverisë Haradinaj, Qeveria Kurti ka zvogëluar paga gjyqtarëve dhe prokurorëve.