[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pas fotove nudo, mbesa e presidentit Nishani zbulon të dashurin (FOTO)



Është ndoshta një nga modelet më seksi që mund të keni parë, e natyrisht një vajzë tepër joshëse. Këto cilësi, Beniada Nishani i ka shfrytëzuar më së miri në Itali, ku është jo vetëm një modele e suksesshme, por edhe një personazh televiziv.

Edhe pse në publik prezantohet si Beniada Jakic (me mbiemrin e mamasë së saj), në të vërtetë modelja është mbesa e presidentit Bujar Nishani. E lindur në Durrës, në vitin 1991, bukuroshja 25-vjeçare është transferuar me familjen në Itali dy dekada më parë.

Vajza, të cilën mund ta keni parë në programin investigativ “Le Iene” të “Mediaset”, apo edhe me fotot nudo e topless të publikuara në rrjetet sociale, tashmë prezanton edhe të dashurin. Ai quhet Gianluigi Tumoletti dhe me Beniadën duket se ndan jo vetëm ndjenjat, por edhe pasionin për artet.

Gianluigi punon në një nga club-et e Milanos, ndërsa fotot me Beniadën i shoqëron me zemra dhe fjalë dashurie. Nuk dihet prej sa kohësh çifti janë bashkë apo se sa e konsoliduar është marrëdhënia e tyre, por djaloshi italian duket mjaft i dashuruar, raporton “Bluetooth”.

Sa i takon bukuroshes shqiptare, kohëve të fundit ajo është më shumë e fokusuar se kurrë në karrierë. Pas përvojave të gjata në modeling dhe televizion, shqiptarja ka arritur të jetë një nga 12 vajzat e kalendarit të këtij viti në Itali, ku ka pozuar në mënyrë mjaft provokuese, ndërsa nuk ka ngurruar të ekspozojë hiret e saj.

Mbesa e presidentit është zhveshur më herët edhe për fotografët Alberto Buzzanca, Federico Barbieri, Andrea Ponzelli dhe Enrico Riacciardi, ndërsa në vitin 2013 ka qenë një nga konkurrentet e “Miss Italia”.