Para fillimit të takimit të sotëm në Stamboll, ministri ukrainas Dmytro Kuleba këshilloi të gjithë ata që po shkonin të negocionin me Federatën Ruse “të mos hanë ose pinë diçka dhe mundësisht të mos prekin në sipërfaqe”.
Ai këtë këshillë e bëri derisa ishte duke folur në një intervistë për televizionin ukrainas “Ykpaiha 24”.
Paralajmërimi erdhi pas dyshimeve për helmim të miliarderit rus Roman Abramovich dhe negociatorëve ukrainas në fillim të këtij muaji në bisedimet për paqe në kufirin Ukrainë-Bjellorusi, shkruan BBC.
Megjithatë, ka skepticizëm në lidhje me helmimin e supozuar. Një zyrtar amerikan ka folur në kushte anonimiteti për Reuters dhe ka treguar se inteligjenca ka thënë se simptomat e tyre ishin për shkak të faktorëve “mjedisorë” dhe jo helmimit.
Abramovich është parë në negociata, në fotot e transmetuara nga mediat turke.