Pas anulimit të votave me postë, Partia Demokratike e Kosovës prin me 17 vota nga raundi i balotazhit për kryetar të Komunës së Dragashit.
Kjo, pasi që Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pasi miratoi kërkesën e PDK-së dhe anuloi të gjitha votat me kusht.
Kandidati i PDK-së për kryetar, Shaban Shabani, ka thënë se ka mirëpritur vendimin e PZAP-së për t’i anuluar të gjitha votat e ardhur me postë.
“Jemi për 17 vota përpara. Mbetemi fitues dhe PDK do të qeverisë me Dragashin edhe për një mandat. Jemi angazhuar shumë për këtë fitore”, është shprehur Shabani për Klan Kosova.
“Vendimi ka qenë i pritshëm, i bazuar në argumentet që kemi dorëzuar me paraqitjen e ankesës. Kemi pritur që të miratohet pozitivisht ankesa”, ka thënë ai.
“Votat me kusht dhe personave me aftësi janë numëruar dje ku kemi pasë 91 dhe LDK ia ka pasë 121. Në rezultatin e përgjithshëm e votave valide PDK i bie t’i ketë 17 vota më tepër”, tha ai.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrvendim për anulimin e votave me postë në garën e balotazhit për kryetar të Komunës së Dragashit.