Gazetari Adriatik Kelmendi ka njoftuar se është mirë pas aksidentit që ka pësuar me motoçikletë, raporton Gazeta Botapress.
Kelmendi ka shkruar se nuk ka asnjë lëndim dhe se aksidenti ishte krejt i vogël. “Mirë jam.Asgjë s’ka ndodhë. Aksident krejt i vogël. Nuk kam asnjë lëndim, asnjë gërvishtje.Faleminderit për kujdesin”, ka shkruar ai.
Adriatik Kelmendi është aksidentuar në mëngjesin e sotëm në lagjen Lakrishte./Botapress/