[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Partitë që nuk e morën asnjë votë nga diaspora



Botapress 3 Mars – Në QNR ka përfunduar procesi i numërimit të votave nga diaspora të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Disa subjekte politike të komuniteteve nuk kanë marrë asnjë votë nga diaspora.

Nga numërimi i 56 mijë e 368 votave nga diaspora, Lista Serbe, GI SPO, SDS dhe JGP nuk kanë marrë asnjë votë.

Ndërsa VV ka marrë 44 mijë e 252 vota, PDK 5 mijë e 32, LDK 4 mijë e 287, AAK 1 mijë e 112 dhe Nisma 438 vota.