[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

‘Parlamenti zviceran të lejojë pensionet për kosovarët’



Mijëra kosovarë që kanë punuar pothuajse gjithë jetën e tyre në shtetin e Zvicrës, pritet që së shpejti të përfitojnë nga një marrëveshje e re mes dy shteteve respektive, që do tu mundësonte atyre të marrin pension zviceran edhe nëse jetojnë në Kosovë

Pensionistët nga Kosova tani kanë mbështetjen e deputetes zvicerane të Partisë Social-demokratike (SP), Barbara Gysi. Kjo parti momentalisht ka 42 nga gjithsej 200 vende të parlamentit zviceran.

“Mendoj që njerëzve që kanë punuar në Zvicër duhet tu paguhet pensioni i tyre. Gjithçka tjetër provokon trazira shoqërore. Nuk duam që kush dëshiron të kthehet të mos mund ta bëjë atë. Kthimi i tyre në atdhe nuk është diçka e keqe as për Zvicrën”, u shpreh ajo, në televizionin shtetëror zviceran, transmeton gazetametro.net

Ajo vlerësoi tutje se pagesat duhet të ju lejohen, qoftë të ish-punësuarëve, qoftë fëmijëve të tyre, të cilëve me ligj u takon një gjë e tillë.

Ndër të tjera ajo kërkon që marrëveshja e re të parasheh saktësisht bazën mbi të cilat ksoovarët apo fëmijët e tyre mund të përfitojnë nga fondi pensional zviceran.

Ndryshe, shteti zviceran e kishte ndërprerë marrëveshjen për pensione për shkak të keqpërdorimeve të kryera nga ana e kosovarëve, gjë e cila ka detyruar ata që të jetojnë në Zvicër edhe pas pensionimit të tyre.