Universiteti i Prishtinës është institucioni kryesor publik i arsimit të lartë në Kosovë. Si institucioni më prestigjoz dhe më i madh në hapësirën shqipfolëse, UP-ja vazhdon të mbetet zgjedhja e parë për studentët e rinj.
Përgjatë historikut prej më shumë se pesë dekadave, Universiteti i Prishtinës përveçse vend i dijes e emancipimit shoqëror ka shërbyer edhe si vend i rezistencës.
Qe qysh i mban ligjeratat profesori plagiator Bujar Dugolli, me telefon në dorë (Foto+Video)
Përbërja e re e Parlamentit Studentor, e cila ka filluar punën tash e një muaj, me shqetësim të thellë ka përcjellur zhvillimet e fundit të cilat kanë për qëllim dëmtimin e imazhit të këtij universiteti.
Që nga fillimi i mandatit të kësaj përbërje, së bashku me deputetët dhe senatorët, në bashkëpunim dhe koordinim me ekspertë të arsimit të lartë kemi shqyrtuar të gjitha mundësitë për trajtimin e çështjeve aktuale të cilat kanë të bëjnë me dyshimet e ngritura për plagjiaturë.
Parlamenti Studentor, si organi më legjitim i përfaqësimit të studentëve të UP-së, konsideron se statuti dhe rregullorja me nr. 1/751 të datës 19/07/2013 janë të mangëta për të trajtuar ashtu siç duhet rastet e dyshuara për plagjiaturë.
Prandaj, deputetët dhe senatorët tanë studentë do të kërkojnë që me urgjencë të themelohet një rregullore e re e cila parasheh trajtimin e rasteve të dyshuara për plagjiaturë.
Themelimi i kësaj rregullore parasheh edhe përdorimin e sistemeve më të sofistikuara antiplagjiaturë. Gjithsecili që synon punësimin, avancimin apo pozitat drejtuese, përfshirë Këshillin Drejtues, Rektorin, prorektorët, dekanët dhe prodekanët, të Universitetit të Prishtinës, të kalojnë së pari në filtrat e këtij sistemi.
Pjesë e stafit akademik të Universitetit të Prishtinës janë mbi 900 profesorë e asistentë të cilët janë të dëshmuar për të arriturat e tyre. Nuk duhet të lejojmë që dyshimet e ngritura për individë të caktuar të cenojnë integritetin e pjesës tjetër të këtij stafi.
Rregullorja e re duhet të parasheh dënime më radikale, përfshirë edhe përjashtimin nga universiteti, të të gjithë atyre që kanë kryer këtë shkelje të rëndë akademike.
Si Parlament Studentor, nesër më 16.11, me fillim nga ora 11:00, do ta dorëzojmë kërkesën për themelimin e rregullores “Rregullore për procedurën e trajtimit të rasteve të plagjiaturës apo praktikës tjetër joetike me rastin e përgatitjes së punimit të diplomës dhe punimit tjetër me shkrim dhe revokimin e titujve bartës” thuhet në kumtesën për opion të Lëvizjes studentore për barazi – “STUDIM -KRITIKË-VEPRIM”