Gazi lotsjellës i hedhur nga deputetët e opozitës në kundërshtim të Demarkacionit me Malin e Zi e Asociacionin e komunave me shumicë serbe iu dha jehonë e madhe në mediat ndërkombëtare.
Ngjarjet në Kuvendin e Kosovës u përfshinë edhe në një përmbledhje të publikuar nga gazeta ndërkombëtare me seli në New York, “Wall Street Journal”.
Incidenti me gaz lotsjellës u radhit në mesin e përleshjeve më të mëdha politike në botë, njofton Klan Kosova.
Njëjtë si në parlamentin kosovar dhuna si mjet për zgjidhjen e mospajtimeve u përdorë edhe në disa vende të tjera.
Për më shumë, shiheni kronikën e zgjeruar nga Mejreme Gashi.