[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Parlamentarët italianë përcjellin zhvillimet në Kosovë



Gëzim MUÇOLLI

Në Padova të Italisë mbrëmjen e 27 janarit 2017 u mbajt në takim publik me qytetarë lidhur me të drejtat dhe punën në Europë dhe Itali në kohën e globalizimit. Pjesëmarrës në diskutim ishin Christian Ferrari sekretar i sindikatës CGIL të Padovas, Alessandro Naccarato dhe Roberto Speranza deputetë të Partisë Demokratike në Parlamentin Italian si dhe Flavio Zanonato europarlamentar.

Pas përfundimit të pjesëzyrtare të kësaj iniziative , folësit e nderuar u ndalën edhe më për tu përshëndetur me të ftuar dhe miq të vjetër që ishin prezent në këtë takim, në një atmosferë të hapur miqësore dhe kolegiale.
Duke pasur njohje gati 20 vjeqare me shfrytëzova rastin që edhe një herë të takohem me dy deputetët padovanë, Prof. Alessandro Naccarato , deputet i parlamentit italian dhe kryetar i komisionit të qëndrimeve , si dhe antar i komisionit për çështje kushtetuese, të kryesisë së këshillit të ministrave dhe për punë të brendshme si dhe Flavio Zanonato , tri herë kryetar i Padovas , si dhe ish ministër i zhvillimit ekonomik në qeverinë Letta, tashmë anëtar i Parlamentit europian si dhe i Grupit Aleanca progresiste e socialistëve dhe demokratëve të P. Europian.
Pata rastin e mirë që nëpërmes tyre dhe mikut tim arbëreshit të njihem edhe me deputetin tjetër Roberto Speranza , i cili në legjislaturën e kaluar ishte edhe kryetar i grupit parlamentar të partisë demokratike e tash mes tjerash është edhe anëtar i komisionit parlamentar për punë të jashtme dhe komunitare. Parashihet që në zgjedhjet e ardhshme primare brenda PD deputati Speranza do të jetë kundërkandidati përballë ish-kryeministrit të dorëhequr Mateo Renzi.
Biseda jonë pati edhe momente kujtimesh nga vitet e nëntëdhjeta e sidomos vitet ’98 dhe ’99 kur në Kosovë po zhvilloheshin luftime të ashpra midis UÇK-së dhe forcave pushtuese serbe. Në momentet më të vështira të krizës humanitare të refugjatëve që po bredhnin maleve të Kosovës komuna e Padovës pat dërguar një delegacion për të parë nga afër zhvillimet në Kosovë.
Poashtu edhe gjatë fushatës së bombardimeve të Nato-s asnjëherë nuk kanë munguar iniciativa të ndryshme në favor të ndërprerjes së luftimeve dhe arritjes së armpushimit dhe paqes së qëndrueshme.
Duke biseduar për zhvillimet e fundit si dhe provokimet e nxitura nga Serbia në pjesën veriore të Kosovës të tre parlamentarët italianë me fjalët e tyre dëshmuan se janë duke përcjellur me interes çdo ngjarje në Kosovë dhe shprehën shqetësimin pse situata ka marrë këtë drejtim.Pyetja ime ishte se pse u lejua që bisedimet e udhëhequra nga italianja Federica Mogherini, përfaqësuese e lartë për punë të jashtme dhe politika të sigurisë të BE,të mos ishin obliguese dhe kanë ngecur në një fazë të ndieshme duke rezultuar me mosgatishmëri të Bashkimit europian që të jetë i vendosur dhe të kërkojë heqjen e të gjitha dyshimeve dhe pengesave , me qëndrimin e dobët karshi provokimeve serbe situata ka shkuar drejt rrezikimit të procesit të paqes dhe rrezikut të nisjes së një lufte të re në këtë zonë të nxehtë të Ballkanit. Pa kurrëfarë hezitimi iu thash se nëse para 20 vitesh lufta filloi për shkak të nacionalizmave ballkanikë, nëse do të shpërthejë lufta në mars fajin kryesor do ta ketë pikërisht politika e papërgjegjshme dhe jo e drejtë e Bashkimit europjan.
Përgjegjja e tre politikanëve italianë ishte pothuajse e njëjtë: politika e jashtme e BE nuk ishte mjaft syqelë në llogaritjen dhe parandalimin e rrezikut të bllokimit të bisedimeve të paqes midis Kosovës dhe Serbisë. Kabineti i Federica Mogherinit me bashkëpunëtorë nuk ka punuar mjaft dhe ka qenë duke e sjellur procesin drejt çthurjes.Mirëpo në kohët e fundit ka patur një mobilizim në këto ambiente dhe duket se po punohet me të madhe në drejtim të normalizimit të dialogut dhe heqjes së ambiguitetit që i la shteg nisjes së provokimeve nga ana e qeverisë serbe.
Ata premtuan se do të vazhdojnë të përcjellin situatën në Kosovë dhe do të bëjnë presion partiak dhe institucional mbi Mogherinin që situata të rivendoset në rrjedha normale, duke premtuar se vetëm nbëpërmjet bisedimeve duhet të arrihet sa më shpejt paqja e vërtetë dhe integrimi evropian i këtyre dy vendeve.
Në fund deputetët e nderuar Naccarato dhe Speranza shprehën interesimin e tyre për tu bërë pjesë e grupit “Miqtë e Kosovës” të parlamentit italian të inicuar nga ambasadorja e nderuar e Republikës së Kosovës në Romë, zonja e nderuar Alma Lama e cila është duke punuar me përkushtim në fuqizimin e lidhjeve midis Kosovës dhe shtetit italian.

16265401_1122750944500966_5561391863739941274_n
Gëzim Muçolli dhe deputeti italian Roberto Speranza.

16196058_1122767497832644_5518830596532668211_n
Gëzim Muçolli dhe deputeti italian Alessandro Naccarato.

16195699_1122769131165814_219708355634854842_n
Gëzim Muçolli dhe deputeti i Parlamentit europian Flavio Zanonato.