Kanë vazdhuar reagimet e gazetarëve dhe opinionistëve ndaj sjelljeve dhe deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti. Ky i fundit ditë më parë deklaroi se Serbia do të hakmmerret ndaj Kosovës duke aluduar edhe me luftë, shkruan Botapress.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar gazetari Parim Olluri i cili në një postim të tij të fundit në Facebook, Kurtin e ka krahasuar me presidentin e Bjellorusisë, Lukashenkon.
Ja postimi i Ollurit në Facebook:
Llukashenko ne Bjellorusi kish kercenu me nderprerje te internetit, nese te pakenaqurit bejne proteste gjate zgjedhjeve.
Arsyetimi: Nuk do te rri duarkryq kur rrezikohet shteti.
Aaa çka kish pase qejf njani i Kosoves me “mbrojte” shtetin qishtu si Llukashenko. Vec s’po kaçik. S’po ia permendi emrin 🤣