[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Parashikimi i motit për nesër dhe pasnesër



Mot kryesisht pranveror do të mbajë për gjatë dy ditëve të ardhshme, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Kjo situatë e krijuar meteorologjike vie si pasojë e fushave të fuqishme anticiklonike të cilat janë të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit.Sa i përket temperaturave minimale ato mbesin të ulëta gjatë natës, minimalet do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.