• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Parashikimi i motit për javën që po hyjmë

nga Bota Press
24 Prill, 2022
në Lajme
ShareShareShare

Kryesisht me diell e ngrohtë në fillim të javës. Nga e enjta më shumë vransira e rënie e lehtë e temperaturave. Mundësi për riga lokale shiu, parashikon “Prishtina Weather”.

24.04.2022 – Në javën e fundit të muajit prill, po paraqiten kushte të motit më të qëndrueshëm.  Ditëve të para të javës edhe do të mbetet ende mot i ngrohtë, e do të ketë edhe më shumë diell.  Gjatë ditës do të ketë zhvillime të vransirave lokale, ku ditën e martë mund të shoqërohen me rrebeshe të dobëta shiu e bubullima rreth zonave malore.

Nga dita e enjte do të fillojnë të shtohen vransira, e gjasa të ulëta për riga lokale shiu priten përreth viseve malore.  Gjithashtu edhe temperaturat pësojnë një rënie lehtazi nën vlera mesatare.

Cilësia e ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme.  Natën në mes së martës e mërkurës, mund të ketë rritje të koncentrimeve të ndotësve ajror për shkak edhe të mosqarkullimit të mirë ajror, e vlerat e çastit kalojnë edhe në të dobëta.  Pasditeve nën kushte të motit të kthjellët e me diell, rritje mund të ketë edhe të ozonit sipërfaqësor, që vende-vende edhe shtynë indeksin të kaloj në vlera mesatare apo dhe të dobëta.

Datat:

25.04 – Ngrohtë e kryesisht me diell dhe erë orëve të pasdites.

26.04 – Kryesisht me diell e ngrohtë.  Pasdite me zhvillime të vransirave lokale, që përreth viseve malore mund të shoqërohen edhe me rrebeshe të dobëta shiu e bubullima.

27.04 – Më ngrohtë e kryesisht me diell.

28.04 – Më shumë vransira e më freskët.  Rreth viseve malore pasdite mundësi për riga lokale shiu.

29.04 – Kryesisht me vransira, me mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 5C e 8C, e maksimalet me një trend rritës deri të mërkurën nga 20C në 23C, e të enjten zbresin në 16C e 15C.

Era frynë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë dhe mesatare 2-6m/s, të hënën edhe mesatarisht e fuqishme e fuqishme 7-15m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht në rritje edhe mbi vlera mesatare.

Të ngjashme

Botë

Lajmi i mirë: Turqia i thotë “po” anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO

nga Bota Press
28 Qershor, 2022
Lajme

Mos hiqni dorë nga birra, parandalon këto sëmundje

nga Bota Press
28 Qershor, 2022
Ekskluzive

Çka janë “shamanët” ukrainas? Sulmojnë rusët dhe në territorin e tyre

nga Bota Press
28 Qershor, 2022
Lajme

Myftiu Tërnava viziton familjen e ish-presidentit Thaçi: Ende pa dalë në gjyq, rrjedha po i largon akuzat ndaj tyre

nga Bota Press
28 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Lajmi i mirë: Turqia i thotë “po” anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO
  • “Diçka po zihet”: Kurti e Sveçla takojnë ambasadorët e QUINT-it dhe Lajçakun
  • Mos hiqni dorë nga birra, parandalon këto sëmundje
  • Çka janë “shamanët” ukrainas? Sulmojnë rusët dhe në territorin e tyre
  • Kërcënim rrëqethës nga agjencia ruse: Janë shpallur koordinatat e kryeqyteteve të anëtarëve të NATO-s

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.