[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Paralajmeron Maradona. Ruajini gratë nga ky lojtar



Diego Maradona e ka quajtur Icardin ‘tradhtar’, pas asaj që i bëri Maxi Lopezit

Legjenda e futbollit, Diego Maradona, ka ofenduar rëndë sulmuesin e Interit, Mauro Icardi, të cilin e quan edhe ‘tradhtar’.

Maradona merr të drejtë ta quajë kështu pas asaj që bëri Icardi vite më parë, duke ia ka rrëmbyer bashkëshorten shokut të tij më të ngushtë Maxi Lopez.

“Icardi është tradhtar”, tha Maradona për Canale 5. “Ai do të bëhet një lojtar i madh, por Gabriel Batistuta është dhjetë herë më i madh se Icardi”.

“Ai nuk mund të shkojë në dark me shokë të skuadrës dhe pastaj të martohet më bashkëshorten e shokut. Ai do të paguajë për atë çfarë i ka bërë Maxi Lopez”, shtoi më tej Maradona.

Kujtojmë se Icardi është i martuar me Wanda Naran, të cilën e ndau nga shoku i tij i ngushtë, Maxi Lopez.