Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar qytetarët që të kenë kujdes, pasi që sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të hënën pasdite dhe të martën gjatë gjithë ditës priten reshje shiu me intensitet të lartë, erëra të forta dhe shkarkime rrufesh, si dhe një ulje e ndjeshme e temperaturave
Duke pasur parasysh këto kushte, Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar.
“Shmangni lëvizjet e panevojshme gjatë periudhave me mot të keq. Siguroni objektet e brishta apo të rrezikshme në oborret dhe ballkonet tuaja. Respektoni udhëzimet e autoriteteve për sigurinë dhe shëndetin tuaj”, thuhet në paralajmërimin e Komunës.
Gjithashtu thuhet se ekipet e emergjencave të kryeqytetit dhe zjarrfikësit janë në terren për të siguruar ndihmë të menjëhershme në rast nevoje.