• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Paraburgim një muaj dy zyrtarëve të Komunës së Vitisë

nga Bota Press
7 Korrik, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve F. A. Dhe F. R..

Nga Gjykata Themelore në Gjilan kanë njoftuar se “I pandehuri F. A. në cilësinë e personit zyrtar si menaxher i prokurimit në Komunën e Vitisë ka shfrytëzuar detyrën apo autoritetin me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, ashtu që dyshohet se me dashje ka tejkaluar

kompetencat dhe detyrat e tija ligjore të përcaktuara me ligj, në atë mënyrë që gjatë dhënies së tenderit me numër të prokurimit 657 – 19 – 3001 – 521, të datës 18.07.2017, për projektin ‘Asfaltimi i Rrugëve Rurale për Lot I’ ku përfshirën edhe rruga ‘Lavdia e UÇK-së’, në fshatin Tërpezë të Komunës së Vitisë ka bërë urdhërpagesë për shtrimin e rrugës me asfalt duke paguar 11.100,75 Euro dhe pastaj me datë 08.04.2020 për të njëjtën rrugë sërish ka nënshkruar urdhërpagesë për shtrim me zhavorr në vlerë 6.870 Euro, pra pas shtrimit me asfalt

ka bërë pagesë për shtrimin e rrugës së njëjtë me zhavorr. Po ashtu për rrugën ‘Berjanët’ në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë ka lëshuar urdhërpagesë me datë 08.04.2020 për shtrimin e kësaj rruge me asfalt në shumën 18.890 Euro, por që pas shtrimit me asfalt i njëjti sërish lëshon urdhërpagesë në shumën prej 2.877 Euro, për shtrimin e kësaj rruge me zhavorr”.

I pandehuri F. R., në cilësinë e zyrtarit si menaxher i projektit të Komunës së Vitisë, ka shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar me qëllim të përftimit të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, ashtu që dyshohet me dashje ka tejkaluar kompetencat e tij të përcaktuara me ligj, në atë mënyrë që kishte ofruar dokumentacione të rrejshme se kinse punimet ishin përfunduar në këto dy projekte.

Me këto veprime, të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari e procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit, pasi që ka vlerësuar se këto rrethana janë të mjaftueshme se po që se të njëjtit lihen në liri dhe kthehen në vendin e punës, mund të përsërisin veprën penale apo të kryejnë edhe ndonjë vepër tjetër penale me pasoja më të rënda.

Tags: Gjykata Themelore në Gjilan

Të ngjashme

Kosovë

Molliqaj: Albin Kurti udhëtoi deri në Bosnje me veturë të Martin Berishajt

nga Bota Press
30 Janar, 2023
Lajme

Kimete Berisha: Qeveria Kurti me familje është organizuar kundër Amerikës.

nga Bota Press
30 Janar, 2023
Kulturë

Bajram Mjeku: Mixha Fejzë, çehrja e dekës dhe Asociacioni

nga Bota Press
30 Janar, 2023
Lajme

E paprecedentë – Mbresa pastron flokët në lavamanin e kuzhinës së shtëpisë (Video)

nga Bota Press
30 Janar, 2023


Lajmet e fundit

  • Walker: Asociacioni nuk është mirë të krijohet
  • Molliqaj: Albin Kurti udhëtoi deri në Bosnje me veturë të Martin Berishajt
  • Kimete Berisha: Qeveria Kurti me familje është organizuar kundër Amerikës.
  • Bajram Mjeku: Mixha Fejzë, çehrja e dekës dhe Asociacioni
  • E paprecedentë – Mbresa pastron flokët në lavamanin e kuzhinës së shtëpisë (Video)

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.