Pamjet epike, shikoni si Shefi i Shërbimit Informativ dridhet para Putin (Video)

Një video nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë duket shefi i Shërbimit të Informativ të Jashtëm, i cili dukshëm i impresionuar nga Presidenti Putin, bie dakord për bashkimin e të ashtuquajturave “Republika Popullore” të Luhanskut dhe Donetskut me Rusinë, ndërkohë që aty po diskutohej për njohjen e pavarësisë së tyre.

“Duhet t’i japim një shans të dytë partnerëve tanë”, thotë Sergey Naryshkin, duke iu referuar Ukrainës dhe shteteve të Perëndimit. “Në skenarin më të keq të vijojmë me atë që po diskutojnë sot”.

Nën presion nga Putin, i cili e pyet me këmbëngulje se çfarë mendimi ka, Naryshkin thotë: “Mbështes propozimin për futjen e Republikës së Donestkut dhe Luhanskut në Federatën Ruse”.

“Nuk po diskutojmë këtë”, i thotë duke qeshur Putin. “Po flasim për të njohur pavarësinë e tyre ose jo”.

ngjashme