Një grua shtatzënë dhe foshnja e saj kanë vdekur pasi Rusia bombardoi maternitetin ku ajo duhej të lindte, raporton Associated Press.
Imazhet e gruas që po dërgohej me urgjencë në një ambulancë me barelë kishin qarkulluar në botë, duke pasqyruar tmerrin e një sulmi ndaj më të pafajshmit të njerëzimit.
Në videon dhe fotot e shkrepura të mërkurën nga gazetarët e AP-së pas sulmit në spital, gruaja u pa duke përkëdhelur barkun e saj të përgjakur teksa shpëtuesit e futën me nxitim nëpër rrënojat në qytetin e rrethuar të Mariupolit, me fytyrën e zbardhur duke pasqyruar tronditjen e saj nga ajo që sapo kishte ndodhur.
Gruaja u dërgua me urgjencë në një spital tjetër, por më afër vijës së frontit, ku mjekët punuan për ta mbajtur atë në jetë. Duke kuptuar se po humbiste fëmijën e saj, mjekët thanë, ajo u thirri atyre: “Më vrisni tani!”
Kirurgu Timur Marin gjeti legenin e gruas të shtypur dhe ijën të shkëputur. Mjekët e sollën fëmijën me prerje cezariane, por ajo nuk tregoi “asnjë shenjë jete”, tha kirurgu.
Më pas, ata u fokusuan te nëna.
“Më shumë se 30 minuta ringjallje e nënës nuk dhanë rezultate,” tha Marin të shtunën.
“Të dy vdiqën”