Siç raportojnë mediat lokale atje, i vrari dhe i plagosuri janë vëllezër mes vete.Gjithashtu janë publikuar edhe fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes ku shihet toka e mbuluar me gjak.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë se ata janë informuar në orën 20:43 minuta për rastin.
Fadil Gashi nga Policia e Pejës ka bërë të ditur se me të marrë raportimin, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është vërejtur se janë dy persona të plagosur.
Fatkeqësisht, njëri nga të plagosurit nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve.
Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, tha Gashi.