[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pamje të rënda nga aksidenti në Shkodër, viktimat të shtrirë në rrugë



Mbrëmjen e sotme dy këmbësorë u aksidentuan në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Shtoj i Ri, ndërsa si pasojë e plagëve të marra ndërruan jetë në spital.

Policia njoftoi se mjeti tip “Benz” me targë AA 372 KJ, me drejtues shtetasin Nimet Bilani, ka aksidentuar dy shtetas të cilët ishin këmbësorë konkretisht, Fran Luca 85 vjeç, banues në Shkodër dhe shtetasin Kol Gjoni 77 vjeç, banues në Shkodër. Këta 2 shtetas kanë ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër ku ishin dërguar për ndihmën e nevojshme e mjekësore, si pasojë e plagëve të marra.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë shoqërimi i drejtuesit të mjetit në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe nga Seksioni i Hetimit të Ngjarjeve të Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit   Nimet Bilani, 61 vjeç, banues në Shkodër.

 Ndërsa një dëshmitar thotë për JOQ, se të plagosurit kanë qëndruar më shumë se 20 minuta të shtrirë në rrugë, ambulanca ka ardhur me shumë vonesë dhe ata nuk i kanë përballuar dot plagët e marra.

“Ky është shteti që duam dhe policia që duam. Ka 20 minuta që është bërë aksidenti dhe nuk vjen kush që t’i marrë”, bën me dije qytetari që ka qenë në vendin e ngjarjes.