Mediet indiane kanë raportuar se një helikopter, në të cilin ndodhej zyrtari më i lartë ushtarak i Indisë, shefi i Stafit të Mbrojtjes, Gjenerali Bipin Rawat, është rrëzuar të mërkurën në Tamil Nadu. Ende nuk dihet nëse ka viktima.
Burimet e faqes indiane të lajmeve, “Indian Express”, thonë se të paktën tre persona të lënduar në aksident janë dërguar në spital, por identiteti i tyre nuk është vërtetuar ende, përcjell Gazeta Express.
Mediet lokale thonë se komandanti indian ishte i shoqëruar nga zyrtarë të tjerë, kur helikopteri u rrëzua në jug të Indisë.