[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pamje që s’duhen harruar: Shikoni se si serbët i kanë plaçkitur shtëpiat e shqiptarëve (video)



Lufta e fundit në Kosovë, e viteve 1998-1999, mori shumë jetna të pafajshme njerëzish.

Mija shqiptarë të kësaj treve mbetën të vramë dhe të masakruem nga trupat paramilitare, por edhe ato të rregullta t’ushtrisë serbe.

Ndërsa mendohet që mbi nji mijë të tjerë vazhdojnë të cilësohen si të zhdukun mbasi ende nuk dihet se ku munden me ju gjetë eshtnat.

Gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, me ndihmën e ushtrisë dhe forcave paramilitare serbe, serbët lokal plaçkitën dhe dogjën fshatrat dhe shtëpitë e shqiptarëve.

Gazeta metro ju sjell nji video ku jepen pamje nga fshati Mihaliq i Vushtrrisë ku shihen trupat ushtarake dhe paraushtarake serbe tue djeg dhe shkatërrue e plaçkit nji fshat të tanë.

Kjo video u publikue prej nji gazetari të huej:

Krimet dhe terrori si në rastin e luftës së fundit në Kosovë, kerkojnë ende reflektim dhe ndjeshmëni.