• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Pamje nga vendi ku u gjet e shkrumbuar vetura e të dyshuarve për vrasjen e Nysret Cenës në Kaçanik

nga Bota Press
24 Janar, 2023
në Ekskluzive, Lajme
ShareShareShare

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nysret Cena, nga Kaçaniku mbeti i vrarë mbrëmë pas një sulmi me breshëri plumbash në drejtim të veturës së tij. Personat e dyshuar për vrasjen e 48-vjeçarit janë ende të paidentifikuar nga Policia, pasi që të njëjtit menjëherë pas kryerjes së veprës janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa veturës së tyre ia vunë flakën në fshatin Soponicë.

Gazeta Sinjali ka siguruar pamje nga vendi ku u gjet vetura e të dyshuarve, e cila është bërë shkrumb e hi nga flakët.

nys
nys 3
02

Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, sot dha detaje në lidhje me veturën në fjalë, për të cilën tha se tabelat kanë qenë të vjedhura nga një veturë tjetër dhe janë vendosur në veturën që u dogj.

“Hetimet janë duke u zhvilluar në mënyrë shumë intensive, për momentin nuk kemi diçka konkrete. Pronari i veturës së djegur është identifikuar, tabelat e veturës janë të vjedhura. Pra tabelat janë të veturës Passat, ndërsa vetura ka qenë Mercedes”, tha Jashari për Sinjalin.

Gazeta raportoi sot se pasi janë kryer ekzaminimet është verifikuar se pronar është një qytetar nga Prishtina. Burimet nga Prokuroria thonë se në veturën që iu vu flaka, zyrtarët policorë kanë gjetur një armë AK-47, me karikator të vendosur.

Ndryshe, vrasja ka ndodhur mbrëmë pak para mesnatës, në fshatin Kaçanik i Vjetër, ku Cena u gjet i vdekur, në veturën e tij.

Ai dyshohet se u qëllua teksa ishte në lëvizje, ku të dyshuarit fillimisht kanë shtënë në drejtim të veturës, e më pas e vranë atë.

Vetura e tij u gjet jashtë rrugës kryesore, teksa trupi i pajetë u tërhoq për t’u dërguar në IML për obduksion.

Tags: Nysret Cenavrasje

Të ngjashme

Kosovë

Molliqaj: Albin Kurti udhëtoi deri në Bosnje me veturë të Martin Berishajt

nga Bota Press
30 Janar, 2023
Lajme

Kimete Berisha: Qeveria Kurti me familje është organizuar kundër Amerikës.

nga Bota Press
30 Janar, 2023
Kulturë

Bajram Mjeku: Mixha Fejzë, çehrja e dekës dhe Asociacioni

nga Bota Press
30 Janar, 2023
Lajme

E paprecedentë – Mbresa pastron flokët në lavamanin e kuzhinës së shtëpisë (Video)

nga Bota Press
30 Janar, 2023


Lajmet e fundit

  • Walker: Asociacioni nuk është mirë të krijohet
  • Molliqaj: Albin Kurti udhëtoi deri në Bosnje me veturë të Martin Berishajt
  • Kimete Berisha: Qeveria Kurti me familje është organizuar kundër Amerikës.
  • Bajram Mjeku: Mixha Fejzë, çehrja e dekës dhe Asociacioni
  • E paprecedentë – Mbresa pastron flokët në lavamanin e kuzhinës së shtëpisë (Video)

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.