Mbrëmjen e së shtunës disa persona në Prishtinë janë përleshur fizikisht. Ngjarja ka ndodhur te lokalet në afërsi të kinemasë “ABC”, jashtë kafeneve, ndërkaq nuk dihet arsyeja e përleshjes.Në vendngjarje ka dalë edhe policia ku ka arrestuar disa persona.
Në pamjet e publikuara nga lajmi.net shihet se personat e përfshirë në rrahje e gjuajnë njëri-tjetrin me gjësende të forta.
Nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo nga kjo rrahje, pasi policia nuk ka dhënë ende detaje për ngjarjen./Botapress/