Të mërkurën vrau ish-bashkëshorten shtatzënë, Hamide Magashin, derisa këtë të premte Sokol Halili refuzoi që të binte në duart e policisë dhe ia mori jetën edhe vetes.
Por natën kur kishte vrarë ish-gruan para Klinikës së Gjinekologjisë, ai ishte arratisur.
Kjo është letra që Sokol Halili ia kishte lënë babait të tij
Klan Kosova ka publikuar pamje me video të Halilit duke qarkulluar në këmbë në qytetin e Suharekës, në natën që kishte kryer krimin.
Në letrën e publikuar, ai ka deklaruar se vrasjen e 35 vjeçares e ka bërë me vetëdije.
Ai pretendon se raportet me ish-gruan i ka pasur shumë të mira, dhe se ka ekzistuar një plan mes tyre për fëmijën. Bazuar në letër që e ka shkruar ai vetë, ish-gruaja e tij i kishte kërkuar që fëmijën ta rriste te shtëpia e babait të saj.