Një leopard është kapur nga kamera e sigurisë duke u futur në një shkollë në qytetin Aligarh të Indisë. Raportohet se kafsha e egër sulmoi një nxënës.
Nxënësi pësoi lëndime të lehta. Ai tha se vrapoi për të dalë nga klasa, kur pa se leopardi po fshihej aty, shkruan BBC, përcjell Gazeta Botapress.
Leopardi 5-vjeçar më në fund u kap, pasi u qetësua me qetësues pas përpjekjeve që zgjatën 11 orë.
Zyrtarët thonë se kafsha mund të ketë përfunduar brenda shkollës, pasi ka ardhur nga një pyll afër saj.
Përballja e njerëzve me leopardët është më e shpeshtë në Indi, pasi ngushtimi i mjedisit të natyrshëm jetësor të këtyre kafshëve po ngushtohet dhe po i detyron ato që të kërkojnë ushqim në fshatra e qytete./Botapress.info/