Numri i punëtorëve që kanë humbur jetën në vendin e punës në Kosovë është i madh. E as kjo gjë s’ka ndikuar që të përmirësohen kushtet e punës.
Për një pagë minimale, punëtorët e ndërtimtarisë shpeshherë rrezikojë jetën në vendin e punës. Rast i tillë është edhe ky në rrugën “Muharrem Fejza”, në Prishtinë. Një punëtor shihet pa mjete mbrojtëse të punës duke rrezikuar jetën në kat të lartë të ndërtesës.