[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pamje 3D, ja si do të duket struktura e sheshit që po ndërtohet në Veri (Video)



Teksa punimet për ndërtimin e sheshit në veriun e Mitrovicës po vazhdojnë, tashmë janë publikuar edhe pamjet se si do të duket ky shesh dhe struktura e betonit në vend të murit ilegale, i cili u largua të dielën.

Ministri i Mjedisit dhe Planfikimit Hapësinor, Ferat Shala ka publikuar një video në anmiacion 3D ku paraqiten detaje për dukjen e sheshit, raporton lajmi.net

Ky shesh do të ndërtohet në bazë të marrëveshjes mes nivelit qendror dhe lokal të Kosovës, me zyrtarët e Serbisë, marrëveshje e cila u arrit me datën 4 shkurt.