[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pamela Anderson në lidhje me Julian Assange e Wikileaksit?



Pamela Anderson po raportohet se është në lidhje me themeluesin e Wikileaksit, Julian Assange.

 E gjithë kjo pas pesë vizitave të aktores amerikane në katër muajt e fundit, e cila shkaktuar aludime për një lidhje intime mes tyre.

Assange prej vitit 2012 është i strehuar në ambasadën ekuadoriane në Londër të Anglisë, pas një akuze për përdhunim që është ngritur në gjykatën e Suedisë, transmeton Telegrafi.

“Ajo është veshur tepër seksi çdo herë që e ka vizituar”, ka thënë një aktivist politik për revistën Page Six.

Aktorja është parë disa herë duke dal nga banesa e tij me dhurata dhe qese ushqimesh ndërsa herën e fundit është parë më 21 janar në vendstrehimin e 45-vjeçarit. /Telegrafi/