[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Palmer: Transformimi i FSK’së duhet të mbështetet nga të gjitha palët



Drejtori për çështje të Evropës Qëndrore dhje Jugore, Matthew Palmer, gjatë ditës së sotme ka vizituar Ministrinë e FSK’së. Në takim Palmer u prit nga ministri Haki Demolli.

Në takimin e përbashkët u bisedua për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend, procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës(FSK) si dhe rreth bashkëpunimit dypalësh të Kosovës me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, me partnerët strategjikë dhe me shtetet tjera partnere të vendit tonë.

Palmer shprehu mbështetje të plotë për rrugën euroatlantike të Kosovës. Ai tha se SHBA-ja mbështet transformimin e FSK-së në FAK dhe angazhohet që ky  proces të jetë i mbështetur nga të gjitha palët në Parlamentin e Kosovës.

Demolli e njoftoi diplomatin Palmer mbi situatën e sigurisë në vend, zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së dhe zhvillimet rreth procesit të saj të transformimit, planet e Ministrisë dhe Qeverisë lidhur me procesin e transformimit, gatishmërinë për transparencë në këtë proces si dhe domosdoshmërinë e koordinimit me NATO-n, partnerët strategjikë (SHBA, Gjermani, Britani e Madhe, etj.)dhe hapat e    mëtejmë të rrumbullakimit të këtij procesi mjaft të rëndësishëm të shtet ndërtimit të Kosovës. Z. Demolli tha se Kosova synon ndërtimin e një force shumetnike, mbrojtëse dhe e gatshme për t’i kontribuar paqes në rajon dhe më gjerë.

Ministri Demolli shprehu mirënjohjen e  tij për angazhimin e NATO-s në ruajtjen e paqes në Kosovë përmes trupave të KFOR-it. Ai po ashtu tha se, aktualisht Republika e Kosovës është duke u përpjekur seriozisht që të zhvillojë dhe konsolidojë mekanizmat e saj të sigurisë për të ardhmen, gjithnjë bazuar në konsensus politik të brendshëm dhe në koordinim me faktorin ndërkombëtar.