[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Palmer ‘mesazh’ për Kurtin: Dialogun me Serbinë të jetë prioritet



Botapress 24 Shkurt – Lideri i VV’së dhe kandidati fitues për kryeministër, Albin Kurti ka deklaruar se dialogu me Serbinë nuk është në prioritetet fillestare të qeverisjes së tij.

Kjo deklarata e Kurtit dhe qëndrim i tij e partisë së tij, ka ngjallur reagime nga Bashkimi Evropian ku ka thënë se Qeveria e re e Kosovës duhet urgjentisht që ta ketë në fokus dhe si prioritet dialogun me Serbinë.

Njëjtë po mendojnë edhe zyrtarët e Shtetit të Bashkuara të Amerikës, ku sot i kanë dërguar një tjetër mesazh Kosovës.

Matthew Palmer, zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit dhe përfaqësues i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, tha se nën administratën e re të Presidentit Biden mund të pritet një vazhdim i angazhimit amerikan në Ballkanin Perëndimor, për një partneritet të fortë dhe të qëndreshëm me SHBA.

“Shtetet e Bashkuara po investojnë në këtë drejtim përpjekje të konsiderueshme, energji dhe kapital politik. Ne mbështesim plotësisht procesin e dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe punën e Miroslav Lajcakut si Përfaqësues i Posaçëm për Bashkimin Evropian”, tha Palmer për Zërin e Amerikës në gjuhën boshnjake.

Kujtojmë se pas zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë, Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se SHBA do të do të inkurajojnë qeverinë e re, që t’i japë përparësi dialogut me Serbinë./