[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pal Lekaj: Kush rrezikon çka është shqiptare, rrezikon veten



Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e mbrëmshme në Parlamentin e Maqedonisë dhe për sulmin ndaj deputetit shqiptar, Ziadin Sela.

 

 

“Sulmet e huliganëve, deri në kanosje kundër deputetëve, janë të papranueshme.Lendimet e përfaqësuesve të popullit, siç ishte rasti me deputetin Ziadin Sela janë pamje trishtuese e si të tilla i dënojmë ashpër. Ndoshta dikush tenton që duke frikësuar kryetarin e LR-PDSH’s, t’i heshtë shqiptarët përgjithësisht, e kjo nuk do të ndodhë.

Deputeti Sela është njëri nga zërat më të fuqishëm që kanë kundërshtuar diktaturën në instalim të Nikolla Gruevskit, e që ka kërkuar, me të drejtë, unifikimin e faktorit politik shqiptar në Maqedoni.Duke bërë thirrje që të mos përsëriten pamjet e mbrëmshme asnjëherë tjetër, i themi popullit shqiptar në Maqedoni se jemi me ju dhe me të drejtën tuaj për të qeverisur barabarsisht me komunitetet tjera që përbëjnë Maqedonin.
Gjuha Shqipe dhe himni kombëtarë, janë mijëra vjetë më përpara se krijesa FYROM aty, prandaj kush tenton t’i zhbëjë këto, rrezikon të mos ekzistojë vetë” thuhet në deklaratë.