[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pal Lekaj e pranon se ka shkelur procedurat gjatë kohës sa ka qenë kryetar



Ish-kryetari i Komunës së Gjakovës, që Prokuroria Special, ngriti aktakuzë kundër tij për keqpërdorim të autoritetit zyrtar, ka pranuar se mund të ketë pasur ndonjë anasghkalim procedurial të ndonjë kontrate që ai mund ta ketë nënshkruar në kohën sa ka qenë kryetar komune në Gjakovë.

Lekaj në një emision në Info Magazinë të Klan Kosovës, ka thënë se nuk ka dijeni se për cilën kontratë është ngritur aktakuza kundrejtë tij.

“Unë nuk jam në dijeni, as nuk kam pas asnjë bisedë e asnjë thirrje me prokurorinë speciale. Unë e kam aktivizuar avokatin që të merret me të gjithë këto çështje. Unë nuk e kam keqpërdorë detyrën zyrtare për të përfituar invidualisht përpos që është një anashkalim procedural që ë e kam bërë për hir të komunitetit”, ka thënë Lekaj,

“S’jam në dijeni për cilën kontrate, skam ftese zyrtare, dua te them qe jam i pastër dhe në këtë drejtim  nuk shqetësohem edhe pse ne këtë kohe i vjen era politike”, ka shtuar tutje ai.