[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pagëzimi monstruoz i fëmijëve në Gjeorgji (VIDEO)



Një kryepeshkop ortodoks në Gjeorgji ka ngjallur një reagim të madh në rrjetet sociale pasi metodat e tij të pagëzimit të foshnjave u shfaqën përmes disa videove.

Patriarku i Kishës Ortodokse gjeorgjiane, Ilia II, është filmuar teksa i rrotullonte me forcë dhe i përplaste me shpejtësi në kazanin me ujë të bekuar foshnjat gjatë festimit të Epifanisë.

Pas publikimit të videove të pagëzimeve monstruoze të tij në rrjetet sociale ndaj Patriarkut Ilia II kanë shpërthyer një sërë kritikash, shumica e të cilave e cilësonin metodën e tij si mizore.

Sipas Euronews, patriarku ka pagëzuar 780 foshnja gjatë ceremonisë së Epifanisë në Tbilisi duke përdorur metodën mizore.

http://www.dailymotion.com/video/x59e1a7_pagezimi-ne-gjerogji_news