[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Paditet Donald Trump



Kryeprokurori i Uashingtonit, Bob Ferguson, ka bërë të ditur se do të bëjë një padi federale të hënën, me synim shfuqizimin e disa pikave kyç të urdhrit ekzekutiv të presidentit Donald Trump, për ndalimin e hyjres së përkohshme të refugjatëve dhe imigrantëve nga shtetasit e shtatë vendeve me shumicë myslimane.

Ferguson ka thënë se padia do të mbështetet nga deklarata nga Expedia dhe Amazon.com, që do të dëshmojnë për ndikimin ekonomik të urdhrit të Trumpit kundër imigracionit, raporton Seattle Times.

“Ne jemi një vend që bazohet në sundimin e ligjit. Në gjyq, nuk është zëri më i fuqishëm ai që fiton. Është kushtetuta”, ka thënë Ferguson, në një konferencë për media, transmeton Gazeta Express.

Ai ka thënë se ekipi i tij ligjor ka punuar gjatë tërë fundjavës për të përgatitur padinë, e cila do të bëhet gjatë së hënës. Padia e tij do të jetë e para e këtij lloji kundër urdhrit të presidentit, ka thënë Ferguson.