[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pacolli tregon si shkoi në veri sa ishte president



Behxhet Pacolli ka deklaruar se shkuarja e tij në veri ka ndodhur kur në rrezik ka qenë që të shkëputet një pjesë e territorit të vendit

 

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në Zona B të Klan Kosovës, ka thënë se kur pati shkuar në veri të vendit, sa ishte president, ka menduar vetëm për interesin e Kosovës.

Ai ka deklaruar se shumë njerëz i patën rekomanduar mos ta bëjë atë vizitë, por se nuk ka pasur dyshime me atë rast, njofton Klan Kosova.

“Në moment që kam vendosur të shkoj në veri, kam menduar vetëm interesat e shtetit. Duke e ndjerë veten si qytetar i parë i Kosovës kam menduar vetëm interesin e vendit. Ka qenë rrezik që një pjesë e territorit mund të shkëputet. Nuk ka pasur njeri që nuk më ka rekomanduar të mos shkoj. Atëbotë e pata njoftuar ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, se do të shkoj në veri. Dhe i kam treguar se do të shkoj, me ose pa të. Kam pasur presion të madh edhe nga KFOR-i, nga EULEX-i, nga ambasadat, për të mos shkuar. Nuk kam pasur dyshime, as frikë”.