Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje tre herë radhazi gjatë ditës së sotme e ka thyer heshtjen zgjedhore. Ajo fillimisht në orët e hershme të ditës së sotme ka postuar një shkrim në Facebookun e saj që lë të kuptohet se ka votuar subjektin politik të cilit i takon dhe kështu ka bërë thirrje që të votohet në këto zgjedhje.
Ajo nuk është ndalur me kaq. Para rreth dy orëve, Pacolli si deputete e Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë thirrje tek qytetarët “të përmbyllet gara” sot. E gjithashtu ka thënë se edhe pak orë e ndajnë nga “festa e madhe”.
Edhe para pak minutash, ajo ka shkruar sërish në Facebookun e saj duke thënë se “Në Prishtinë jemi kampion”.